Mirëmbajtja e ashensorëve është esenciale për t’u siguruar funksionimi i duhur i tij. Mirëmbajtja përfshinë servisime të ndryshme sipas standardeve dhe parimeve moderne.
Siguria e pasagjerëve është plotësisht e varur nga mirëmbajtja profesionale dhe sipas standardeve përkatëse. Për Design Lifts, ky është njëri nga prioritetet kryesore dhe prej pjesëve të rëndësishme që nuk duhet tejkaluar dhe duhet besuar vetëm profesionistëve.
Ofrohet mirëmbajtje sistematike e cila ndikon në përmirësimin e përformancës, sigurinë dhe zvogëlon nevojën për intervenime dhe riparime të cilat mund të jenë të bezdisshme për pasagjerët.
Vitet e përvojës të stafit në këtë fushë, edukimi profesional adekuat e bëjnë kompaninë një zgjidhje ideale për mirëmbajtjen dhe servisimin e lifteve dhe pajisjeve përcjellëse. Mirëmbajtja periodike siguron efikasitet të plotë punues dhe jetëgjatësi duke siguruar njëherit funksionalitet dhe sigurinë e nevojshme.
Nga Design Lifts, ju do të merrni shërbimin profesional për mirëmbajtje në baza të paracaktuara kohore dhe mirëmbajtje sipas nevojës.