Nga Design Lifts mund të përfitoni këshillim nga ideja dhe planifikimi për furnizim me ashensorë apo eskalatorë deri tek implementimi përkatësisht zhvillimi i projektit.
Kjo është tejet e nevojshme për faktin se kështu do të mund të kurseni kohë, do t’i shmangni problemet e mundshme që mund të jenë të shumta në rastet e planifikimit jo profesional si dhe përcaktimin e produkteve më të favorshme duke i reduktuar kostot në nivelin më të lartë të mundshëm. Puna e projektuar në nivel profesional dhe e menduar mirë, kursen kohë, para dhe ofron siguri maksimale.
Design Lifts e analizon hapësirën në dispozicion, kërkesat e klientëve, aspektet legjislative, mundësitë për investime, përshtatshmërinë e dizajnit, kërkesën kapacitive dhe shume aspekte tjera relevante për të ardhur në konkluzione dhe për të hartuar ideimin, projektimin dhe dokumentimin.